Për shkak të një defekti, Rruga Londonska në Karposh sot është pa ujë

Për shkak të një defekti në një pusetë në Rrugën Londonska, furnizimi me ujë për përdoruesit në atë rrugë është ndërprerë që nga ora 9:00 e mëngjesit të sotëm.

Siç informojnë nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” Shkup, furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në përfundimin e riparimit të defektit.