Për shkak të aksidentit rrugor, bllokohet rruga Veles-Shkup

Rruga Veles – Shkup (përgjatë qarkores) pranë Hipodromit është e bllokuar për shkak të një aksidenti në komunikacion, njofton AMSM.

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve në vendkalimin kufitar Tabanoc, koha e pritjes për të hyrë në vend është rreth 40 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.