Për Sallën “Partizani” ndahen 36 milionë denarë! Ganiu: Paratë janë ndarë po presim vendimin e Qeverisë

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu siguron se 36 milion denarë janë ndarë për sallën sportive “Partizan” në Çair, por nuk precizoi se kur do të filloj rikonstrumi. Për këtë thotë se qeveria duhet të japë dritën jeshile. Ganiu pati premtuar se salla do të jetë gati në vitin 2019, por gjendja e sallës është e mjerueshme. Përpos kësaj në këtë sallë po strehohen të pastrehët.

“Gjatë bisedimeve me kabinetin qeveritar, Grubi ma ka konfirmuar që 36 milion denarë janë ndarë nga shoqata aksionare për menaxhimin e hapësirave banesore. Ne jemi me dokumentacion të plotë dhe me projekt ideor, por ka mbetur që kjo të kalon në Qeveri dhe të sillet vendim qeveritar që të finansohet nga shoqata aksionare në fjalë”, u shpreh kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu./TV21