Për një koment në facebook, kallëzim penal ndaj pensionistes nga Shkup

Policia e Ohrit ka ngritur kallëzim penal ndaj një 67 vjeçari me inicialet S.S nga Shkupi, për shkak të dyshimit për veprën penale “përhapje të materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik”, përcjell INA.

“Më datë 16.07.2022, në një postim të postuar në rrjetin social Facebook, e akuzuara ka publikuar një koment ku bën thirrje dhe promovon dhunë”, thuhet në njoftimin e SPB-Ohër.(INA)