Për një javë në Preshevë regjistrohen 15.039 qytetarë dhe 2.806 amvisëri

Për një javë sa kanë punuar regjistruesit dhe instruktorët në territorin e komunës së Preshevës kanë regjistruar deri në orën 20:00 gjithësejë 15.039 qytetarë dhe 2.806 amvisri.

Duhet falenderuar regjistruesit dhe instruktorët për punën e jashtëzakonshme. Njëkohësishtë gjatë komunikimit me regjistruesit dhe instruktorët në çdo shtëpi ata janë pritur me dashamirësi nga qytetarët të cilët po bëjnë një bashkpunim të shkëlqyer.

Na kanë mbetur edhe 3 javë deri në përfundim të regjistrimit. Edhe pse kemi 14 regjistrues më pak të gjithë do të regjistrohen. Vetëm na duhet durim sepse me punën që po e bëjnë regjistruesit në Preshevë regjistrimin do ta kryejmë më herët se sa afati paraparë kjo vetëm fal punës së regjistruesve dhe bashkpunimit të qytetarëve, ka shkruar Hevzi Ramadani, kryeshef i administratës komunale në Preshevë.(presheva.com)