Për një ditë u dënuan 102 shoferë në Saraj

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar aksionet e shtuara për kontroll në trafik.
Në territorin e Sarajit gjithsej janë shqiptuar 102 sanksione, mes të cilave 22 për vozitje pa patentë shoferi, shtatë për vetura të paregjistruara, gjashtë për drejtues të motoçikletave, transmeton gazeta Lajm.

Janë shqiptuar edhe 12 sanksione për shfrytëzim të celularit gjatë vozitjes, kurse shtatë për mospërdorim të rripit të sigurisë.
Nga MPB njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, si dhe bëjnë apel tek qytetarët për respektim të rregullave të trafikut.