Për nëntë ditë janë zbuluar 680 emigrantë të paligjshëm në VK “Bogorodicë”

Për vetëm nëntë ditë ekipi i cili përballet me emigracion të paligjshëm ka treguar rezultate të mëdha duke zbuluar 878 emigrantë të paligjshëm të cilët donin të hynin në vend, nga të cilët madje 680 janë zbuluar në këtë vendkalim kufitar, theksoi zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme, Slavjanka Petrovska e cila sot ishte për vizitë pune në VK “Bogorodicë” për të shprehur falënderim për pjesëtarët e ekipit.

“Para disa ditësh patën një aksion të jashtëzakonshëm në të cilin janë kapur 142 emigrantë të paligjshëm, Personi i cili e ka bërë veprën penale është identifikuar dhe kundër tij, në bashkëpunim me prokurorinë publike, do të parashtrohet kallëzim penal”, ka thënë Petrovska dhe theksoi se vendi ynë ende po përballet me sfidat nga emigrimi i paligjshëm.

Petrovska potencoi se veçanërisht tani për shkak të rrezikut të rritur dhe nga bartja e koronavirusit, duhet të vendoset theks në luftën kundër emigrimit të paligjshëm dhe i uroi kolegët të cilët me sukses përballen me të.