Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritën kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të komunës dhe dy zyrtarëve të tjerë për ndërtim pa leje, transmeton Portalb.mk.
“Ish-kryetar i komunës së Probishtipit, nënshkroi miratimin e paraqitur, duke u mundësuar kështu aplikantëve të ndërtojnë një objekt hotelierik-restorant në toka që nuk janë të destinuara për ndërtimin e objekteve”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Ish-kryetari i Probishtipit dhe dy të punësuarit e Komunës së Probishtipit akuzohet për “punë të pakujdesshme në shërbim”. I akuzuar është udhëheqësi i Sektorit për urbanizëm 61 vjeçari B.S., këshilltari për urbanizëm 53 vjeçari J.D. dhe ish-kryetari 44 vjeçari D.A.
Dragan Anastasov ishte kryetar i Komunës së Probishtipit në mandatin e fundit.
Ata nuk kishin refuzuar kërkesën për lejen e ndërtimit të një objekti hotelerik, i cili gjendjen shumë afër objekti elektroenergjetik, në përputhje me Ligjin për energji.




