Për mosmbajtjen e maskave janë dënuar 436 qytetarë

Gjatë ditës që lamë pas (01/02.05.2021) në territorin e Maqedonisë së Veriut, sa i përket masës së mbajtjes së pajisjes mbrojtëse personale – maskës, janë regjistruar 436 shkelje.

Ministria e Punëve të Brendshme ka apeluar deri te qytetarët, t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të përballjes së Covid-19.