Për kë të votojmë më 15 korrik, për lirimin e Feta Halimit, apo për Arbër Ademin e Artan Grubin?

Disa diplomatë perëndimorë janë duke bë përpjekje të reja për të liruar shpëtimtarin e Zijadin Selës, Feta Halimi. Ata insistojnë që Halimi të lirohet para zgjedhjeve. “Por pengesa vazhdojnë të bëjnë disa struktura që po numërojnë ditët e fundit në pushtet”, kanë thënë burime diplomatike, duke theksuar se do të vazhdojnë edhe më tej me presionin që Halimi të lirohet nga burgu.

Mirëpo shpresat për lirimin e sigurt të Feta Halimit janë të mëdha menjëherë pas zgjedhjeve.
Nëse koalicioni ASH-AAA fiton zgjedhjet, Feta Halimi jo vetëm që do të lirohet nga burgu, por ai do të marë post të rëndësishëm në MPB, thonë burime partiake.
“Halimi sakrifikoi për rrëzimin e regjimit. Në vend se të shpërblehet, ai u arrestua. Po të ishte përqafuar me sulmuesit e 27 prillit, siç u përshëndet Artan Grubi, ai sot do të ishte i lirë. Mirëpo Fetau zgjodhi ta shpëtojë Selën nga huliganët dhe tani po paguan çmim. Prandaj nëse më 15 korrik Ali Ameti, Musa Xhaferi, Artan Grubi, Talat Xhaferi, shkojnë në opozitë, lirimi i Feta Halimit është punë e sigurt. Ai madje në të ardhmen do të jetë shef i Agim Nuhiut, i cili si ministër dështoi më 27 prill”, thonë burime partiake.