Për hyrje-dalje në “Tabanoc” pritet rreth 30 minuta

Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa të gjata, informojnë mëngjesin e sotëm nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Qarkullimi në rrugët shtetërore është i pandërprerë, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar.