Presidenti rus, Vladimir Putin ka sinjalizuar se është i hapur për bisedime dypalëshe me udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelensky, për herë të parë që nga fazat e hershme të luftës.
Duke folur për televizionin shtetëror rus të hënën, Putin tha se Rusia “gjithmonë e ka parë pozitivisht çdo nismë paqeje.
”Shpresojmë që përfaqësuesit e regjimit të Kievit të ndihen në të njëjtën mënyrë”.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, tha se komentet e Putinit tregonin një gatishmëri për t’u angazhuar në bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën për të mos goditur objektivat civilë.
Zelensky nuk iu përgjigj drejtpërdrejt komenteve të Putinit, por tha se Ukraina ishte “e gatshme për çdo bisedë” që do të garantonte sigurinë e civilëve.