Dhe, për dallim nga vitet e kaluara këtë vit festivali ka ndërruar destinacion si pasojë e pandemisë COVID-19, shkruan lajmi.net.
Gjebrea tha se është një nga momentet më emocionuese në karrierën e tij.
“Pas 22 vitesh sonte ndërrojmë destinacion. Është e trishtueshme të shohësh dritat e shtëpisë fikur sepse ky pallat ka qenë dhe është shtëpia jonë magjike, por pandemia fiku dritat e botës, por mbi ne rrjedhimisht na mbylli derën e kësaj shtëpie përkohësisht, por ne kemi tjetër shtëpi, të ëmblën shtëpi”, ka thënë Ardit Gjebrea.
Ndryshe, në natën e parë performuan 15 këngëtarë ‘Big’ dhe 8 të tjerë të kategorisë ‘New Artist’./Lajmi.net/