Për 6 orë, policia ka kapur dhe ka dënuar 178 shoferë të dehur në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se për 6 orë, respektivisht prej orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, deri në orët e para të mëngjesit të sotëm janë sanksionuar 178 shoferë të dehur, përcjell TV21. Më tepër shoferë të dehur janë kapur në Shkup.

“Mbrëmjen e kaluar (03.04.2023) në periudhën nga ora 22.00 deri në ora 04.00 është zbatuar aksion i intensifikuar kontrolli për sanksionimin e drejtuesve të automjeteve që vozisin automjete nën ndikimin e alkoolit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë së cilës, janë sanksionuar 178 shoferë. Prej tyre, 60 në territorin e SPB-Shkup, 27 në territorin e SPB-Strumicë, 18 në territorin e SPB-Kumanovë… Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 185 lloje të tjera shkeljesh”, thonë nga MPB.