Për 24 orë tre viktima nga koronavirusi në komunën e Likovës

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga komuna e Likovës , si pasojë e virusit Covid 19, ndrruan jetë tre persona, edhe ate 1 nga fshati Mateç, 1 nga fshati Opajë dhe 1 nga fshati Ropalcë.

“Edhe pse jemi të vetdijshëm se shumë shpesh po përsëritemi, ju lutemi me sinqeritetin më të madh të gjithëve që në përpikmëri t’i përmbahemi rekomandimeve të organeve kompetente. Pasi që më të gjithë besojm se jemi bindur, se nga kjo pandemi e rëndë që na ka kapluar, po humbim më të dashurit tanë, anëtarë të familjes, edhe ate kryesisht më të moshuarit, ata të cilët për ne kan sakrifikuar gjithçka nga vetja, vetëm e vetëm që ne të ja dalim sa më mirë”, thotë kryetari i komunës, Erkan Arifi.

“Gjithëashtu, ju njoftojm se prej gjithësejt 2 rasteve të reja në regjionin e Kumanovës, 1 ( një ), është nga komuna e jonë”, thekson ai.