Për 24 orë janë dënuar 697 persona për mosmbajtje të maskës

Janë regjistruar 697 shkelje, lidhur me masën për mbajtje të maskës, gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuar nga Qeveria, me qëllim të përballjes me Kovid-19.