Për 24 orë, 659 qytetarë gjobiten për mosmbajtjen e maskës

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit tonë, për mosmbajtjen e maskës janë regjistruar 659 kundërvajtje. Nga Ministria e Punëve të Brendshme apelojnë deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim mbrojtje nga virusi korona.