Për 12 orë, Kida dhe Mozzik arrijnë shifër rekord klikimesh

Kida dhe Mozzik kanë sjellë ‘dy në një’, dy këngë në një video, të cilat po priten mirë në publik.

“Pranoia/Pishmon” po pritet jashtëzakonisht mirë nga fansat e shumtë të dyshes, ndërsa për vetëm pak orë ka arritur të marrë 1 milion klikime.

Këtë rekord, Kida dhe Mozzik e arritën për vetëm 12 orë, ndërsa kanë marrë komentet më të mira nga fansat dhe kolegët.

Kjo këngë e dy artistëve shumë të dashur për publikun, që në fillim po tregon se ka premisat e hitit veror.