Për 10 sekonda e kapi për flokë Sinisha Mihajlloviqin, e sillte nëpër fushë sikur gjelin, shqiptari i Kosovës bërtiste…

Ante Mishe me numër 8-të reagon dhe e kapi për flokë kaçurrele Sinisha MIhajlloviqin, e sillte nëpër terren si gjelin pa kokë, duke e mbajtur për 10 sekonda, kjo shkaktoi habi tek të gjithë të pranishmit edhe të ata që e përcillnin edhe në ekranin e televizionit, ndërsa Ardian Kozniku protestonte dhe bërtiste para gjyqtarit. Mund ta shikoni në video nga minuta 15.30.

Finalja e Kupës së Marshall Titos edhe sot diskutohet jo vetëm në shtetin kroat.

Ishte 8 maj në vitin 1991 kur në stadiumin e APJ-së në Beograd siç quhej atëkohë, stadium i Partizanit, u zhvillua ndeshja mes dy klubeve Cërvena Zvezdës nga Beogradi dhe Hajdukut nga Spliti.

Në këtë finale ka luajtur edhe shqiptari nga Kosova, Ardian Kozniku, me fanellë të bardhë dhe me numër 7-të, me Hajdukun e mundën me rezultat 1:0 Zvezdën, që atëkohë e kishte tifoz të flaktë kriminelin e luftës Zhelko Razhnatoviq-Arkan.

Në një moment ndodhi rrëmuja në fushë, kacafytje e sharje, që besa edhe grushte, krejt me fajin e Sinisha Mihajlloviqit të Zvezdës, që ndërhyri ashpër ndaj lojtarit të Hajdukut, Kovaç pikërisht në minutën e 70-të.

Ante Mishe me numër 8-të reagon dhe e kapi për flokë kaçurrele Sinisha MIhajlloviqin, e sillte nëpër terren si gjelin pa kokë, duke e mbajtur për 10 sekonda, kjo shkaktoi habi tek të gjithë të pranishmit edhe të ata që e përcillnin edhe në ekranin e televizionit, ndërsa Ardian Kozniku protestonte dhe bërtiste para gjyqtarit. Mund ta shikoni në video nga minuta 15.30.

Momente emocionuese, Najdovski godet Igor Shtimacin, rrëmujë dhe mezi e evitojnë rrahjen masive.
Shënues ishte Alen Bokshiq në minutën e 65-të.

Ndeshja u luajt para rreth shtatë mijë spektatorëve në një mot me shi.
Ishte gati koha që ndeshja të mos luhej fare. Lufta në Kroaci para shpërthimit, për faktin se në atëkohë, pak para finales u vranë 12 anëtarë të policisë kroate në Borovo Selo.

Drejtuesit e Hajdukut vendosën të mos e dërgojnë ekipin në Beograd për shkak të asaj ngjarjeje dhe kërkuan që ndeshja të shtyhej, por Federata e Futbollit e ish Jugosllavisë i kërcënoi me ndëshkim të rëndë nëse nuk shkojnë të luajnë me Zvezdën.

Sidoqoftë, ekipi i Hajdukut arriti në Beograd me transportues ushtarak dhe më 8 maj. Në shenjë zie, lojtarët mbanin shirit të zi në krahun e djathtë.

Goli i fitores së “bardhezinjve” është kryevepër e Bokshiqit pikërisht në minutën e 65-të.
Në minutën e 70-të, gjithçka u teprua – Mihajlloviq bëri një faull të pakujdesshëm ndaj Grgica Kovaç, gjë që shkaktoi një tollovi të madhe në fushë. Ante Mishe vrapoi tek ai dhe e kapi për flokësh.

Epilogu: gjyqtari Adem Fazllagiq nga Çaplina përjashtoi Mihajlloviqin dhe Shtimacin. Kovaç gjithashtu u largua nga fusha për shkak të lëndimit.

Ja formacionet e asaj finale dhe e fundit në Jugosllavinë artificiale
Cërvena Zvezda: Stojanoviq, Radinoviq (Stoshiq), Maroviq, Jugoviq, Belodediq, Najdoski, Prosineçki, Mihajlloviq, Pançev, Saviçeviç dhe Biniq.
Hajduku: Mihaçiç, Haxhiabdiq, Kovaç (Osibov), Shtimac, Setinov, Biliq, Kozniku, Mishe (Jeliçiç), Bokshiq, Vuçeviq dhe Jarni.