
Pep Guardiola ka komentuar për sfidën ne Liverpoolit, duke theksuar se nuk është i sigurt se çfarë do të kishte ndodhur nëse të gjithë lojtarët e Manchester City do të ishin në dispozicion.
“Liverpooli është një ekip fantastik dhe janë të fortë në detaje”, tha Guardiola.
“Ata nuk kanë pasur probleme me lëndimet, gjë që i ka bërë të jenë më të qëndrueshëm se ne këtë sezon. Kjo është realiteti dhe ne nuk mund të arrijmë gjithçka që duam gjatë gjithë kohës”.
“Me Erling, ne jemi një ekip më i mirë. Po kështu edhe me Rodri, John Stones, Manuel Akanji dhe shumë lojtarë të tjerë,” shtoi ai.
Nga ana tjetër, taktikat e zgjuara të Arne Slotit në Liverpool kanë ndihmuar skuadrën të shmangë lëndimet e rënda dhe të ruajë konsistencën e nevojshme për të konkurruar për titullin.
Slot ka pasur sukses edhe në ballafaqimet me Manchester City këtë sezon.