Pep Guardiola thotë se Man City më në fund e ka gjetur zëvendësuesin e Rodrit

PARIS, FRANCE - JANUARY 22: Pep Guardiola, Manager of Manchester City, applauds the fans after the team's defeat in the UEFA Champions League 2024/25 League Phase MD7 match between Paris Saint-Germain and Manchester City at Parc des Princes on January 22, 2025 in Paris, France. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Pep Guardiola ka deklaruar se performanca e Nico Gonzalez ndaj Newcastle ka treguar se blerja e re e Manchester Cityt mund të jetë një ‘mini-Rodri’. 

City iu rikthye fitoreve pasi mposhti Newcastle me rezultat 4-0 falë një het-triku të shënuar nga Omar Marmoush brenda 15 minutave. 

Një gol i James McAtee ishte qershia mbi tortë për nikoqirët të cilët tashmë janë bërë pjesë e top katërshes pas disfatës që pësoi Chelsea ndaj Brighton. 

Teksa golat e Marmoush mund të kenë ‘rrëmbyer’ titujt e gazetave, ishte performanca e Gonzalez ajo që i la më së shumti përshtypje Guardiolës.

I transferuar nga Porto për 50 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, Gonzalez pati një ndikim të menjëhershëm në mesfushën e Cityt përkrah Ilkay Gundogan. 

Guardiola beson se 23-vjeçari mund të jetë zëvendësuesi ideal për Rodrin mungesa e të cilit ka ndikuar tek ambiciet e Cityt këtë sezon. 

“Mendoj se prezenca e Nicos na ka ndihmuar shumë sepse nga 10 topat që ishin 50-50, ai fiton shtatë dhe pastaj ju mund të vraponi. Kur i humbisni shtatë, ata do të vrapojnë”. 

“E kam ndjenjën se klubi ka sjellë një lojtar të jashtëzakonshëm për të ardhmen, në aspektin e mendësisë”. 

“Ai është shumë i ri, vetëm 23-vjeçar mos harroni, sikur një mini-Rodri. Ky është një komplimenti madh, por është kjo ndjenjë për prezencën e tij të madhe, duelet”, ka thënë Guardiola.