Pep Guardiola do të shqyrtojë të ardhmen në pushimin e Kupës së Botës

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola do të tregojë për të ardhmen e tij pas Kupës së Botës.
Sipas raportimit të ‘Daily Mail’, Pep Guardiola, do të përdorë pushimin e Kupës së Botës për të shqyrtuar të ardhmen e tij në klub, përcjell lajmi.net.

Kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe ai ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë karrierën e tij me kampionin e Premier Ligës.

Trajneri do të fluturojë për në Abu Dhabi për takime me drejtuesit kryesorë të Cityt, ku ai do t’i informojë ata për planet e tij për të ardhmen.

Mbetet të shihet se cili do jetë vendimi i spanjollit.