Pengohen në Çair aktivistët e partisë në pushtet, deshën ta njollosin procesin zgjedhor

Aktivistë të një partie kanë tentuar të njollosin procesin zgjedhor në komunën Çair, për të ju dhënë material gazetarëve antishqiptarë maqedonas të thonë se shqiptarët janë popull që nuk dinë të votojnë. Ata kanë shkruar grafite përkrahëse për një parti në pushtet në hyrje të vendvotimit, por tentimi i tyre për të njollosur procesin zgjedhor është penguar nga policia dhe votimi ka vazhduar në mënyrë të rregullt, ka njoftuar zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Dalja e shqiptarëve në numër më të madh, të organizuar dhe të kulturuar pengon tentimet e aktivistëve në pushtet dhe gazetarëve antishqiptarë të thonë se shqiptarët janë popull që nuk dinë të votojnë, ka thënë një anëtar i Këshillit Zgjedhor.