Pendarovski: Vetizolimi është preventiva më e mirë ndaj Covid-19

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme në vend nga pandemia e virusit korona ka dhënë një mesazh sensibilizimi për qytetarët e vendit tonë. Pendarovski në mesazhin e tij falënderon të gjithë profesionistët dhe qytetarët për mundin dhe njëkohësisht apelon që të respektohen masat e qeverisë, duke shtuar se vetizolimi është masa më e mirë preventive ndaj virusit Covid-19.

Letra e plotë:

Të nderuar qytetarë,

E di që çdo ditë jeni të mbingarkuar me informata dhe konferenca për shtyp për përhapjen e epidemisë dhe plotësisht e kuptojë frikën për shëndetin e juaj dhe shëndetin e të afërmve tuaj. E kuptoj edhe shqetësimin e juaj nga lajmet jo të mira si edhe zgjerimin e masave restriktive. Edhe unë vetë i kam dëgjuar nuk e di se sa herë thirrje nga kompetentë që të rrimë në shtëpi dhe ti ikim kontaktit fizikë me rrethin. Megjithatë, për gjithë këtë ka arsye të madhe.

Në 20 vitet e kaluara kemi kaluar nëpër shumë gjëra të vështira, por, të jem i sinqertë, kështu armiku vdekjeprurës,deri tani, nuk kemi pasur. Para ca ditëve për here të parë vendosëm gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa pardje, gjithashtu, për here të parë, orë policore në tërë territorin, ku policia dhe ushtria i kontrollojnë hyrjet dhe daljet në të gjithë vendbanimet.

Mjekët, motrat medicinale, ushtarët, policët dhe vullnetarët janë çdo ditë në punë. Në mirëmbajtje stabile të sistemit kontribute të mëdha japin edhe të punësuarit në tregti, transport, veprimtaritë shërbyese, të cilët edhe përskaj situatës kritike qëndrojnë në vendet e tyre të punës.

Përderisa e gjithë bota është në kërkim të vaksinës dhe ilaçit, vetizolim është parandalim më i mire kundër virusit. E di se e keni vështirë, por, patjetër ti mbrojmë jetët tona, dhe të ju ndihmojmë atyre që nuk munden dhe më të moshuarave.

Nuk kemi opsion tjetër këtë periudhë vetëm se të mbahemi. Ju lutem, mos ju bjerë morali, të gjithë së bashku do ia dalim!