Pendarovski uroi fillimvitin shkollor

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka uruar për fillimvitin shkollor.

Theks të veçantë ka vendosur ndaj fillestarëve, të cilët siç thotë për herë të parë ulen në banka shkollore.

“Të dashur fillestarë, urime! Fillim të suksesshëm të vitit të ri shkollor ju uroj edhe të gjithë nxënësve të tjerë. Edhe këtë vit, për fat të keq, do të mësojni në rrethana jo të zakonshme. Do t’u kufizohet shoqërimi, për shkak respektimit të masave për mbrojtje nga Covid-19. Por besoj se ky vit shkollor do t’ju sjellë edhe gjëra të bukura, si dhe miqësi të reja”, shkroi Pendarovski, transmeton TV21.