Pendarovski: Të mos kemi përçarje në vitin 2020

Presidenti Stevo Pendarovski në video-mesazhin e sotshëm për Vitin e Ri, dëshiroi pajtim qytetar të bazuar mbi drejtësinë dhe të vërtetën në vitin e ri të 2020-të.

“Në shtëpinë tonë të përbashkët, uroj, mbi të gjitha, që paqja dhe qetësia të mbizotërojnë përmes pajtimit qytetar të bazuar mbi drejtësinë dhe të vërtetën. Uroj mirëqenie, të bazuar në sigurinë dhe vlerat euro-atlantike. Të dashur qytetarë, ju uroj të gjithëve shëndet të mirë dhe respekt të ndërsjellë. Pra, le të braktisim përçarjet, të respektohemi dhe të ndihmohemi. Ndërsa, ne politikanët, nëse duam që të rinjtë të jetojnë këtu, atëherë, tani e tutje, duhet të punojmë dy herë më shumë për shtet demokratik dhe për shoqëri të lirë, humane dhe solidare. Le të jetë viti i ri 2020, vit i lumtur dhe i begatshëm”, theksoi në urimin presidenti Pendarovski me rastin e festave të fundvitit.