Pendarovski: Ta kujtojmë Srebrenicën, që kurrë mos të përsëritet

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka kujtuar gjenocidin e Srebrenicës.

Këtë e ka bërë, siç tha ai, që të kujtojë krimin kundër njerëzimit që asnjëherë të mos përsëritet.

“Respekt për mbi 8 mijë personat – viktima të gjenocidit në Srebrenicës. Të vrarë, vetëm pse kanë qenë boshnjakë myslimanë. Përgjegjësia e gjeneratës sonë është që të kujtohemi në këtë krim kundër njerëzimit që asnjëherë të mos përsëritet”, shkroi Pendarovski, transmeton TV21.