Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Veçanta, Presidenti Stevo Pendarovski tha se nuk do ta nënshkruajë Dekretin për shpalljen e Ligjit për Ndërtimi nëse tek i njëjti nuk përfshihen sugjerimet kryesore të personave me aftësi të veçanta. Sugjerimet e tyre parashikojnë që objektet e reja të jenë të arritshme edhe për çdo individ me aftësi të veçanta. Presidenti Pendarovski kërkoi nga institucionet kompetente që të angazhohen maksimalisht për zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me aftësi të Veçanta.
Maqedoni Pendarovski: Ligjit për Ndërtim duhet të sigurojë kushte për personat me aftësi...