Pendarovski: Është e turpshme dhe pa presedan politikisht të polemizohet nga pozita e një funksionari të lartë ushtarak

Nuk ekziston asnjë Armatë në botë rang ushtarak i lartë i së cilës, kolonel, diskuton për politikë në mediume me ministrin aktual të mbrojtjes. Ajo e humb kredibilitetin e Armatës, por edhe besimin e qytetarëve në institucionet e sistemit.

Kështu presidenti Stevo Pendarovski sot u përgjigj në pyetjen e gazetarëve rreth qëndrimit të tij në lidhje me kërkesën e ministres Radmilla Shekerinska për ndryshime në Ligjin për shërbim në Armatë në të cilat qëndron personat e lartë ushtarak të mos munden të jenë anëtarë të partisë.
– –

E ngrita, tha Pendarovski, këtë çështje në Këshillin e fundit të sigurisë. Mendoj se bëhet fjalë për një situatë pa presedan.

“Kjo është situatë pa presedan e cila sa më shpejtë duhet të tejkalohet. E turpshme është për njerëzit që e bëjnë, por është edhe shkatërruese për imazhin e institucioneve. Nëse ndryshimet e paralajmëruara në Ligjin për shërbim në Armatë janë në këtë drejtim, mbështes ç’farëdo lloj ndryshim normativ të nevojshëm që do ta parandalojë atë. Nëse jeni kandidat në zgjedhje, gjatë fushatës liroheni nga detyrat e armatës dhe në atë periudhë jeni politikan dhe kandidat për funksion politik. Dilni jashtë institucionit, hyni në politikë, organizohuni në mënyrë të pavarur ose në parti politike dhe mund të komentoni nesër në mëngjes. Kur jeni brenda në strukturën e Armatës, veçanërisht në një sektor të tillë të ndjeshëm siç është Armata, policia, atëherë kjo është situatë pa presedan”, përmendi Pendarovski.
– Advertisement –

Presidenti plotësoi se raste të polemizimit politik me udhëheqësinë aktuale ka edhe në Agjencinë e Inteligjencës, si dhe në institucione tjera, gjithashtu, është pa presedan.