Pasi Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje solli vendim për të vazhduar gjendjen e krizës edhe për 30 ditë, presidenti Stevo Pendarovski ka vendosur ta angazhojë sërish ushtrinë për këtë qëllim.
“Presidenti Stevo Pendarovski ka sjellë vendim për angazhim të Armatës, e cila bashkë me policinë kufitare, do të sigurojë kufirin jugor dhe verior”, njofton Kabineti i presidentit, Stevo Pendarovski.




