Presidenti, Stevo Pendarvoski sot do t’i pres në takim kryetarët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare të theksuara në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Në takim do të marrin pjesë kryetari i Kishës ortodokse maqedonase – z.z. Stefan, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul Ulema haxhi Sulejman efendi Rexhepi, kryetari i Kishës katolike, ipeshkvi i Shkupit dhe eparku i Strumicës dhe Shkupit, Kiro Stojanov, predikuese Mihail Cekov nga Kisha evangeliste-metodistike dhe Berta Romano Nikoliq, kryetare e Bashkësisë hebraike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takim do të marrë pjesë edhe Darian Sotirovski, drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze”, kumtuan nga kabineti i Pendarovskit.