Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u diskutua për situatën e krijuar me virusin Korona. Presidenti Stevo Pendarovski tha se konstatim i përbashkët i të pranishmëve ishte se gjendja është e ndërlikuar dhe se ditët e rënda akoma nuk kanë kaluar. Megjithatë sipas tij institucionet po përballen me efikasitet me situatën e krijuar për shkak të Pandemisë dhe se për momentin nuk ka nevojë për shtrëngimin e masave. Pendarovski pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se ndër shqetësimet kryesore të dala nga takimi ishte se muajt e ardhshëm do të jenë të rëndë edhe në aspektin ekonomik.
Këshilli konstatoi se situata mbetet e ndërlikuar, ndërsa të gjithë skenarët për zhvillimin e ardhshëm të ngjarjeve varen nga kohëzgjatja e Pandemisë. Njëzëri u konstatua se deri më tani shteti në mënyrë përkatëse po përballet dhe kemi bashkëpunim efikas midis shërbimeve kompetente, më pas zbatim i përpiktë i rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Me përjashtime të vogla, me të vërtetë kemi sjellje të përgjegjshme të qytetarëve. Me zbatimin e masave për kufizimin e lëvizjes dhe mbylljen e kufijve në mënyrë direkte pëson ekonomia. Jemi dëshmitarë se edhe vendet më të zhvilluara përballen me sfidë të madhe në këtë drejtim. Në këtë drejtim na pret periudhë e rëndë, në të cilën duhen një serë masash dhe vendime të përgjegjshme me qëllim që të zvogëlohen sa më shumë të jetë e mundur dëmet ndaj ekonomisë”- deklaroi Stevo Pendarovski.