Italia shuplakë Putinit: 80 për qind e ndihmës ruse është e pashfrytëzueshme!

Mediat boterore e përcollën me vëmendje arritjen e kamionëve ushtarakë rusë me ndihma në Itali javën e kaluar. Në kuadër të këtyre ndihmave janë sjellur edhe 60 respiratorë dhe 100 mjekë virologë dhe epidemielogë. Mirëpo një burim italian ka deklaruar për Stampa se 80 për qind e ndihmës është e pashfrytëzueshme.
“Tetëdhjetë për qind e ndihmës ruse fare nuk shfrytëzohet në Itali. Është ndihmë plotësisht e panevojshme”, ka deklaruar ai, duke shtuar se bëhet fjalë për dezinfektues, laborator mobil për sterilizim dhe prevencion kimik.