Pendarovski: Dënoj sulmin ndaj Hristijan Pendikov, të kryhet hetim i shpejtë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka dënuar sulmin e sotëm kundër sekretarit të klubit të komunitetit bullgar në Ohër, Hristijan Pendikov.

Presidenti kërkon kërkon hetim të shpejtë për të zbuluar autorët e këtij sulmi.

“Dënoj sulmin ndaj sekretarit të klubit të komunitetit bullgar në Ohër, Hristijan Pendikov.

U bëj thirrje institucioneve kompetente që të bëjnë një hetim të shpejtë dhe të plotë, me përgjegjësi dhe sanksione të duhura për autorët”, shkruan Pendarovski në Facebook.