Kandidati për president Stevo Pendarovski në ClickPlus në TV21 ka potencuar se kundërkandidatja Gordana Siljanovska Davkova nuk është kompetente në fushën politike.
“Është kompetente në fushën që e ligjëroi në Fakultetin Juridik. Do të ishte kompetente në gjykatëse, gjykatëse kushtetuese. Më e afërt është me të, megjithatë për fat të keq nuk është kompetente për fushën politike”, tha Pendarovski.