Pendarovski: Bashkëpunimi me opozitën nuk është në nivelin e dëshirueshëm

Përshtypja ime nga ky pozicion është se qeveria teknike filloi të funksionojë në mënyrë shumë të keqe. Qeveria teknike që nga momenti i parë, duke mos hyrë në atë se kush ka më shumë apo më pak faj, nuk veproi si ekip, vlerëson presidenti Stevo Pendarovski në intervistën për portalin MKD.mk. Në intervistë ai thotë se struktura aktuale politike më së pakti ofroi ose më shumë dështoi në sferën e gjyqësorit, edhe pse, siç thotë, gjendja në gjyqësorin tonë sot është pakrahasueshëm më e mirë në kuptim të përzierjes politike dhe menaxhimit të rasteve, në krahasim me, siç thotë, atë që e kishim deri në vitin 2016.

E transmeton edhe qëndrimin e eurokomisarit për Zgjerim, Oliver Varheji se Ligji për Prokurorinë Publike nuk është vendosur si kusht formal i BE-së, por “në disa qytete evropiane parashtrojnë pyetje të llojit a do të ishte mirë që edhe ai ligj të sillej”. Sa i përket marrëdhënieve me fqinjët, më i shqetësuar është nga deklarata e Qeverisë bullgare. “Ajo deklaratë është me retorikë negative edhe në disa vende, sipas bindjes sime, drejtpërdrejtë e minon Marrëveshjen për Fqinjësi të mirë”, tha Pendarovski.

Për vizitën e Varhejit, i cili tha se pret që vendimi për negociata të sillet para Samitit në Zagreb, dhe se ka marrë sinjale nga disa shtete të rëndësishme evropiane, të cilat deri më tani shfaqnin rezerva për zgjerimin në lidhje me këtë rreth, thotë se ne në këtë moment mund të bazohemi në atë që e thotë Varheji.

“Është iluzion që dikush të mendojë se ne mundemi nga Shkupi të diktojmë se kur do të sillet vendimi dhe se si do të jetë ai. Ne presim që vendimin ta sjellin vendet anëtare dhe dihet në mesin e tyre se kush i dikton ato procese dhe trende. Komisari për Zgjerim ka kontakt me disa nga ato shtete dhe tha se ka marrë sinjale fillestare, kthyese të cilat janë pozitive, dhe kuptohet se edhe më tutje duhet të ofrohet. Për ne bëhet fjalë për Ligjin për Prokurorinë Publike”, tha Pendarovski në intervistën për MKD.mk.

Në lidhje me reformat në gjyqësor dhe se deri më tani nuk ka zgjidhje gjyqësore për rastet e mëdha të korrupsionit, tha se gjendja në gjyqësorin tonë sot është pakrahasueshëm më e mirë në kuptim të përzierjes politike dhe menaxhimit me rastet sensitive dhe më pak senzistive, në krahasim me atë që e kishim deri në vitin 2016.

“Çka nuk ka tani, e kishte më herët dhe ku e shoh unë përparimin? Nuk ka asnjë indikator se politikanë kishin diktuar vendime gjyqësore, siç kishte raste me telefon nga lustrimi i gjykatësit deri te gjykimet politike. Nuk ka dëshmi se dikush porosit me telefon gjykim, nuk ka të burgosur politikë siç ishte rasti me Lube Boshkovskin, nuk ka gazetar në burg që është montuar të hyjë në burg për shkaqe politike si Kezharovski. Ky është përmirësim i pakontestueshëm, jemi larg vitit 2011, 2012, 2015, por në të njëjtën kohë shumë larg asaj që nënkupton standard evropian”, thekson presidenti.

Në lidhje me atë se struktura aktuale politike më së pakti bëri ose më shumë dështoi në sferën e gjyqësorit, Pendarovski vlerëson se ajo është punë për analizë më të thellë.

“Mua më duket se instalimet e regjimit paraprak ishin aq të thella, kishin hyrë në mënyrë aq intensive në të gjitha poret e sistemit të deriatëhershëm gjyqësor sa koha ishte shumë e shkurtër. Kjo është një pjesë e arsyetimit. Pjesën e dytë, qeveria e Zaevit në mënyrë objektive 90 për qind të kohës ia përkushtoi zgjidhjes së problemit me Greqinë dhe me Bullgarinë që të ecim nga izolimi dhe të kapim hapin drejtë Evropës. Nuk është arsyetim, por nuk mund ta shoh të tretën, vlerëson presidenti.

Sa i përket marrëveshjeve me fqinjët, Pendarovski thekson se në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, kushdo që të fitojë në zgjedhjet, mundësitë për ndryshim janë të barabarta me zero.

“Jo që nuk mund të ndryshohet, por se duhet ndryshim i Kushtetutës, që në parim është rëndë dhe nuk do të merrni leje nga partneri shqiptar, jo për shkak të përmbajtjes së Marrëveshjes së Prespës dhe emrit të saj, por në atë mënyrë në praktikë e bllokoni vendin drejtë integrimeve euroatlantike. Ndërsa ai është interes për secilin prej neve”, tha Pendarovski.

Për Marrëveshjen me Bullgarinë, tha se në mënyrë objektive kemi një rrethanë më të pafavorshme me Deklaratën e cila ishte miratuar në Parlamentin bullgar dhe sipas gjitha gjasave menjëherë pas hapjes së negociatave do të vendoset si pozicion i tyre dhe në Bruksel dhe se deklarata, siç tha, është me retorikë negative dhe në disa vende, sipas tij, drejtpërdrejtë e minon Marrëveshjen.

Në pyetjen se a ka sqarim racional për atë sqarim për atë që ndodhi në mohimin e gjuhës maqedonase nga ana e Akademisë së Shkencave, tha se nuk ka sqarim racional.

“Dëgjova sqarim se ishin në fushatë për zgjedhje lokale, sepse e kishin të rëndësishme, por unë mendoj se njerëz që mbajnë llogari për të ardhmen e shtetit të tyre dhe për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore pas shumë viteve izolim praktik nga njëri-tjetri duhet të shohin më larg zgjedhjeve dhe mandatit të tyre. Ajo që më befasoi për keq është shumica e jashtëzakonshme me të cilën ishte miratuar Deklarata në Parlament. Vetëm katër deputetë ishin kundër. Kjo do të jetë pengesë nëse pala bullgare, kur do të fillojnë negociatat, insiston në disa formulime nga ai dokument që janë anakronikë me kohën në të cilën jetojmë dhe me dokumentin të cilin e nënshkruam”, tha Pendarovski.

Në pyetjen se si e vlerëson punën me opozitën, Pendarovski tha se komunikimi me partinë kryesore opozitare VMRO-DPMNE nuk është në nivelin të cilin ai do të dëshironte të ishte.

“Refuzuan pjesëmarrjen në seancën e parë të Këshillit të Sigurisë me shpjegim trevial, kisha dy telefonata të shkurtra që atëherë lideri i partisë më të madhe opozitare, duke u marrë vesh për takim të ardhshëm të mundshëm, i cili nuk u mbajt asnjëherë. Domethënë një takim kishim këtu, në takimin e liderëve. Janë shumë të pakta kontaktet, nuk e vendosëm atë që e dëshirova që ta vendosim, kanal të komunikimit konstant ndërmjet neve. Nuk është me rëndësi se a duhemi ose jo, ne jemi këtu, jo me emrat dhe mbiemrat personalë, nuk është ajo pirje kafeje mes Hristianit dhe Stevos, por bëhet fjalë për kabinet të presidentit dhe kabinet të partisë dhe unë mendoj se kjo mund të sjellë vetëm përfitime. Komunikimi, edhe krahas përpjekjeve të mia, nuk ishte qa intensiv, i shpeshtë dhe cilësor. Detyra ime është, pasi paguhem nga paratë e të gjithë qytetarëve, të bëj përpjekje që edhe më tutje të bëj komunikim sa më të mirë të mundshëm, kushdo qoftë ai në atë rol të opozitës”, theksoi Pendarovski në intervistën e tij për MKD.