Pendarovsi: Këshilli i Sigurisë propozon gjendje të krizës

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë është marrë vendim që t’i propozohet Qeverisë që të shpallë gjendje të krizës në gjithë territorin e shtetit.

“Sot mbajtëm seancën e 10 të Këshillit të Sigurisë, debatuam për gjendjen me Kovid-19. Situata është serioze, gjendja është shumë më e keqe se sa gjatë valës së pranverës. Në këtë drejtim pas një debati ku morën pjesë të gjithë, Këshilli i Sigurisë vendosi që t’i propozoj Qeveris që të shpallë gjendje të krizës, në afat prej 30 ditëve në territorin e gjithë shtetit.