Pelosi: Soleimani u vra, por SHBA nuk janë të sigurta

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA Nancy Pelosi tha që ajo nuk besonte se administrata e presidentit Donald Trump kontribuoi në bërjen e SHBA më të sigurta duke vrarë komandantin ushtarak të Iranit Qasem Soleimani.

Pelosi e tha këtë në një konferencë javore për shtyp vetëm disa orë para votimit në Dhomën e Përfaqësuesve të një rezolute që synon të kufizojë autoritetin e Trump për të filluar veprime ushtarake kundër Iranit.
Synimi është që Trump nuk mund ta bëjë këtë pa miratimin e Kongresit.