Pellegrini i Romës: Trajneri i Bodo Glimt sulmoi trajnerin tonë të portierëve

Lorenzo Pellegrini ka rrëfyer moment aspak të hijshëm në mes të trajnerit të Bodo Glimt, Kjetil Knutsen dhe trajnerit të portierëve të Romës Nuno Gomes.

Sipas lojtarit, më të përfunduar ndeshja, Knutsen iu afrua ndihmësit të Mourinhos dhe e sulmoi fizikisht.

“Ndodhi diçka më të vërtetë e pakëndshme. Trajneri i Bodo/Glimt e sulmoi fizikisht trajnerin tonë të portierëve. Fillimisht i tha diçka atij dhe më pas e sulmoi”, shprehet fillimisht lojari.

“Është më të vërtetë e dhimbshme sepse sjelljet e tilla janë ngacmim për klubin e Romës, për lojtarët dhe stafin. Është e turpshme”, shtoi tutje ai, shkruan lajmi.net.

Pellegrini gjithashtu ishte kritik edhe ndaj fushës së Bodo/Glimt e cila ishte me bar artificial, çka çoi në lëndimin e Gianluca Mancinit.

“Është turp të mbërrish në çerekfinale me një fushë në të cilën topi kërcen gjatë gjithë kohës dhe nuk e di se ku do të ndalet. Sigurisht, ky nuk është një arsyetim sepse kjo është një betejë që ne duam ta fitojmë”, përfundoi Pellegrini.

Roma e humbi ndeshjen e parë ndaj Bodo/Glimt në terenin mysafir. Ndeshja kthyese në mes tyre do të luhet javën tjetër.