Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha se është e drejtë që Lituania të pranojë gabimin që ka bërë në lidhje me Tajvanin dhe se Pekini i kërkon Lituanisë të ndërmarrë veprime konkrete dhe t’i rikthehet zbatimit të politikës së “Një Kine”.
Ai i bëri këto komente në përgjigje të kritikës së presidentit lituan Gitanas Nauseda ndaj vendimit të qeverisë së vendit të tij për të lejuar hapjen e një Zyre Përfaqësuese të Tajvanit në vendin e tij.
Presidenti Gitanas Nauseda tha të martën se ishte “gabim” që u lejua rajoni i Tajvanit të Kinës të hapte një zyrë përfaqësuese në Vilnius duke përdorur emrin e vet.
Ai tha për një radio vendore se “emri i zyrës është bërë faktori kryesor që ndikon tani fuqishëm në marrëdhëniet tona me Kinën “.
Kina ka shprehur protestë të fortë ndaj miratimit prej Lituanisë të krijimit të së ashtuquajturës “Zyra Përfaqësuese Tajvaneze në Lituani” dhe i uli marrëdhëniet diplomatike me Lituaninë në nivelin e të ngarkuarit me punë në nëntor. (Artan)