Peci: Nëse e majta i fiton zgjedhjet e Spanjës mund të pritet një qasje fleksibile ndaj Kosovës

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka folur për ndikimin që do të ketë në Kosovë fituesi i zgjedhjeve të Spanjës.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se nëse të djathtit e Spanjës dalin të parët, atëherë ndaj Kosovës do të jetë një qasje e ngurtë.

“Nëse e majta fiton sot në zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, mund të pritet një qasje fleksibile e Madridit ndaj Kosovës, mirëpo nëse fiton e djathta, mund të pritet rikthimi në pozicionin e ngurtë, në mos më të vrazhdë se ish-qeveria e Rajoy-it”.

“Astrologjia e rrethanave ndërkombëtare për Kosovën, në këtë rast, do të komplikohet edhe më tutje!”, ka thënë Peci./Klankosova.tv