Parlamenti Evropian ka theksuar se dialogu ndërmjet Kosova dhe Serbia mbetet një element vendimtar për përparimin e të dy vendeve drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.Në raportin për strategjinë e zgjerimit të BE-së, të miratuar të mërkurën, eurodeputetët vlerësojnë se vazhdimi i dialogut mes Prishtina dhe Beogradi është thelbësor për forcimin e perspektivës evropiane të të dyja vendeve, si dhe për rritjen e stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Sipas eurodeputetëve, përparimi në këtë proces do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin rajonal dhe në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit.Dokumenti i Parlamentit Evropian gjithashtu e lidh procesin e zgjerimit të BE-së me zhvillimet aktuale gjeopolitike, duke e cilësuar zgjerimin si një investim strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit.
Në këtë kuadër, eurodeputetët theksojnë se përparimi në dialogun Kosovë–Serbi është një komponent i rëndësishëm i këtij procesi dhe një hap i domosdoshëm për integrimin evropian të rajonit.
Kosovë-Shqipëri PE miraton raportin për zgjerimin: Dialogu Kosovë–Serbi kyç për rrugën drejt BE-së



