Sot u mbajt Kuvendi Zgjedhor i PDSH-së – Dega Kumanovë. Me votë unanime, kuvendarët për kryetar të Degës së PDSH-së në Kumanovë zgjodhën z. Besnik Memeti.
Ky kuvend shënon një hap të rëndësishëm në konsolidimin politik të PDSH-së në Kumanovë, duke riafirmuar unitetin, vendosmërinë dhe gatishmërinë për veprim politik të organizuar.
Në punimet e kuvendit mori pjesë edhe kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi, i cili përshëndeti kuvendarët dhe theksoi rëndësinë e forcimit të degëve në terren si bazë e veprimit politik.
Gjatë kuvendit u zgjodh edhe Kryesia e Degës, duke kompletuar strukturat udhëheqëse dhe duke hapur një fazë të re angazhimi politik.
TV FESTA




