PDSH uron Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë!

Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, ju përcjell urimet më të sinqerta me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Kjo datë e shenjtë simbolizon sakrificën për liri, shtetësi dhe dinjitet kombëtar.
Uroj që Republika e Kosovës të vazhdojë me vendosmëri rrugën e konsolidimit institucional, forcimit të shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të plotë në strukturat euro-atlantike.
Gëzuar 17 Shkurti! 🇽🇰
Menduh Thaçi
Kryetar i PDSH-së