“Sot, në PDSH mirëpritëm një grup të madh të rinjsh të cilët u anëtarësuan në Partinë Demokratike Shqiptare.
Në këtë vend ku pushteti i sotëm ka krijuar më shumë arsye për t’u larguar sesa për të qëndruar dhe si pasojë mijëra të rinj ikin nga mungesa e perspektivës, korrupsionit, premtimet e pambajtura dhe arrogancës së qeverisë, këta të rinj zgjodhën rrugën më të vështirë, por më të ndershme, të qëndrojnë dhe të angazhohen për ndryshim të këtij realiteti politik.
Anëtarësimi i tyre në PDSH është një mesazh i qartë: rinia nuk pranon më të heshtë përballë pushtetit, që ka dështuar t’ju japë shpresë të rinjve.
Rritja e vazhdueshme e interesimit të të rinjve për t’iu bashkuar Partisë Demokratike Shqiptare tregon besimin dhe mbështetjen e tyre ndaj vizionit të partisë.
Ndarja e kartelave të anëtarësimit nga koordinatori për organizimin e strukturave të partisë z.Imer Aliu është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të strukturave të PDSH-së dhe inkurajimit të angazhimit të gjeneratës së re në jetën politike në radhët e PDSH-së.
Urime të rinjve që sot u bashkuan me Partinë Demokratike Shqiptare”, thuhet në komunikatën e PDSH-së.






