PDSH me apel: Ruajuni vetë sepse spitalet në Tetovë e Gostivar janë në gjendje të mjerueshme

Një ndër prioritetet kryesore të Partisë Demokratike Shqiptare në këto kohë të vështira si pasojë e pandemisë së koronavirusit është përkujdesja maksimale për shëndetin publik dhe mirëqenien ekonomike të qytetarëve tanë.

Për këtë arsye, jemi i vetmi subjekt politik shqiptar që çdo ditë në këtë periudhë të rëndë e ngrejmë zërin dhe insistojmë në plotësimin e të gjitha kushteve elementare për një përballje sa më të suksesshme kundër armikut të padukshëm.

Duke pasur parasysh se gjendja e sistemit shëndetsorë veçanërisht në Tetovë e Gostivar është e mjerueshme, ku nuk ka epidemiolog, nuk ka mjete financiare të ndara nga qeveria për ballafaqimin me virusin, respiratorë për frymëmarrje, shtretër e kështu me radhë dhe si pasojë e kësaj apeli i kryetarit të PDSH-së z.Menduh Thaçi është që njerzit të mbajnë një diciplinë të çeliktë gjegjësisht të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, të kufizojnë lëvizjët, si arma kryesore që do të shpëtojë jetën e qytëtarëvë tanë.

Në frymën e mirë që qytetarët e vendit tonë të ruajnë nivelin e mirëqënies ekonomike dhe sociale përballë krizës aktuale, kemi propozuar dhe kërkuar që të merren disa masa ekonomike:

– Një skemë subvencionimi nga qeveria për t’u kompensuar pagën 100% punëtorëve të cilët nuk punojnë aktualisht si pasojë e situatës së krijuar,
– Mos të ulet paga në nivel minimal e administratorëve dhe arsimtarëve,
– Të falen të gjitha borxhet që qytetarët i kanë shtetit,
– Shtyerjen e tatimeve në afat 3 mujor,
– Normat aktuale të tatimeve të përgjysmohen deri në një 1 vit apo deri sa të zgjat kriza,
– Ndalimin e shpenzimeve të panevojshme (p.sh një pjesë nga investimet kapitale) dhe fokusimin e tyre drejt sektorëve ku kontribuohet për tejkalimin e situatës,
– Shtyerjen e pagesave të të gjitha llojeve të faturave dhe akteve për përmbarim të përmbaruesve dhe të Drejtorisë së të Hyrave Publike.

Të nderuar miq, PDSH-ja në këto momente të vështira, si çdoherë do të jetë zëri juaj dhe bashkërisht do t‘ia dalim.

Ndiqni këshillat e ekspertëve mjekësor dhe Zoti ju ruajt.

Me respekt,
Sali Ajdini – Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Shqiptare