PDSH mban Kuvendin Qendror – zgjidhet kryesia e ngusht e partisë

THAÇI: HAPËSIRA E VEPRIMIT POLITIK PËR PDSH PO VAZHDON TË RRITET

Edhe pse ishte paraparë që Kuvendi Qendror i PDSH–së të mbahet në salën e Komunës së Tetovës nuk u mbajtë aty nga shkaku se salla ishte e mbyllur informon KlanM. Nga PDSH akuzojnë Kryetarin e kësaj Komune Bilall Kasamin për privatizim të këtij institucioni.

Ne kemi kërkuar kërkesë të rregullt për shfrytëzimin e sallës së Komunës organet e komunës nuk janë përgjigjur formalisht. Ku kryeari i komunës çelsat e sallës së Komunës i ka marrë me vete. Si duket pushteti aktual e trajton Komunën si pronë private, deklaroi Visar Palloshi nga PDSH.

Kuvendi punimet i vazhdoi në qendrën për Kultur në Tetovë ku u zgjodhën anëtarët e kryesisë qendrore të kësaj partie, nënkryetarë dhe sekretari i përgjithshëm. Hapësira e veprimit politik për PDSH sipas kreut të kësaj partie Menduh Thaçin po vazhdon të rritet.

Nënkryetar të partisë u zgjodhën profesoresha Valbona Toska, Fatmire Isaku, Fejzi Xhelili dhe Halit Krasniqi, sekretarë partie u zgjodh Sali Ajdini. Unë mendoj se hapësira e veprimit politik të PDSH pas dështtimit të mirëpritur të grupacionit të Ziadinit do të rritet 100. Ne do të punojmë dhe do të veprojmë në këtë drejtim, deklaroi Menduh Thaçi Kryetar i PDSH-së.

Pas kongresit të PSDH me zgjedhjen e kryesisë qendrore dhe kryesisë së ngusht rrumbullaksohet organizimi horizontal i kësaj partie. Më pas do të zgjidhen edhe kryesitë nëpër degët dhe nëndegët e PDSH-së./KlanMacedonia/