PD ripërsërit kërkesën: Kuvendi i Shqipërisë të miratojë Rezolutë për dënimin e genocidit serb në Kosovë

Kuvendi duhet të ndërmarrë një veprim të koordinuar me autoritetet në Kosovë për të ndërgjegjësuar partnerët ndërkombëtar mbi genocidin serb në Kosovë.

Kërkesa dhe draft rezoluta është firmosur nga 30 deputetë të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend.
Gjithashtu, sot në Komisionin e Jashtëm, anëtarët e PD në këtë Komision kanë kërkuar që në seancën e nesërme plenare, Kuvendi i Shqipërisë të mbajë një Qëndrim zyrtar, të përbashkët nga të gjitha grupet parlamentare, mbi vendimin e sotëm të padrejtë për dënimin e 4 ish-udhëheqësve të UÇK.

Palët politike janë angazhuar për të punuar për një qëndrim të unifikuar dhe të përbashkët.

© SYRI.net