PD drejt humbjes, Berisha thirrje demokratëve: Mbroni votën!

Sali Berisha ka dalë në një dekalratë për mediet nga selia blu.

Berisha: Për PD procesi elektoral është procesi themelor i një shoqërie të lirë dhe i njerëzve të lirë. Është provcesi më serioz. Jam këtu së pari për të shrpehur mirënjeohje, falenderim të madh për të gjithë ata komisionerë, vëzhgures, numëreus që e gdhinë duke numëruar votat e qytetarëve. Së dyti ju bëj thirrje strukturave të PD-së, që të bëjnë gjithçka që të mbrohet çdo votë, me përkushtimin më të madh sepse çdo votë kundër regjimit meriton nderimin më të madh dhe vlerësimin më të madh. kjo është detyra më e rëndësishme për demokratët sot.

PD do të bëjë analizën e saj pas përfundimit të numërimit. Nëse ju patë qendrat e votimit të rrethuar nga patronazhistët dhe zyrat ilegale të ngritura pranë qendrave të votimit, nëse patë faljen dy netë para të rreth 150 milionë euro gjoba të mbi 170 mijë qytetarëve atëherë emrin zgjehdjeve ja u vini vetë, unë nuk jam këtu për këtë sot se këto i kemi thënë. Unë sot jam këtu për t’i bërë thirrje qytetarëve që të numërojnë çdo votë.