Pavarësisht kërcënimeve të Mickoskit, VMRO-ja mbetet në Kuvend

Edhe pse ishte paralajmëruar dje, nga ana e kreut të VMRO-së, Hristian Mickoski, se partia e tij, mund ta braktis punën e Kuvendit, megjithatë, një vendim i tillë nuk është marrë nga Komiteti Ekzekutiv.
“Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së vlerëson se shteti nuk guxon që të jetë rob i interesave personale të pushtetit dhe frikës nga përgjegjësia të atyre që kanë gabuar para ligjit. 12 prilli është dita kur patjetër duhet që të mbahen zgjedhjet parlamentare për fund të krizës dhe për fund të karrierës politike të Zaevit. Zgjedhjet e 12 prillit, ndërkaq më pas të ketë përgjegjësia për krimin, korrupsionin, turpin dhe poshtërimin. VMRO-DPMNE do ta ndjekë zhvillimin e situatës dhe do të reagojë në mbrojtjen e demokracisë, interesave të qytet arëve dhe shtetit”, thonë në njoftimin e partisë më të madhe opozitare.